Rasti i parë me linë e majmunëve është regjistruar në Suedi.

Lajmi u konfirmua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Konfirmohet nëntipi Clade 1 mpox në Suedi. Është e mundur që raste të tjera të importuara të Clade 1 do të regjistrohen në rajonin evropian gjatë ditëve dhe javëve në vijim”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Brenda pak orëve nga alarmi i OBSH-së për linë e majmunëve, një kompani ka njoftuar se është gati të prodhojë 10 milionë doza të një vaksine kundër virusit deri në fund të vitit 2025.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kemi aftësinë për të prodhuar 2 milionë doza në vitin 2024 dhe gjithsej 10 milionë doza deri në fund të vitit 2025. Vaksina Jynneos rekomandohet për personat e moshës 18 vjeç e lart, të cilët janë në rrezik të lartë të infeksionit mpox dhe i përkasin kategorive disa kategorive që janë më të predispozuara”, tha nënkryetari i kompanisë. /vizionplus.tv