Huthët e Jemenit do të vazhdojnë të sulmojnë anijet në Detin e Kuq në shenjë solidariteti me palestinezët, ndërsa Izraeli vazhdon të kryejë “krime” kundër tyre, tha sot udhëheqësi i tyre.

“Operacionet tona kanë një ndikim të madh te armiku”, tha Abdulmalik al-Houthi në një fjalim televiziv.

Ai tha se organizata do të vazhdojë të mbështesë palestinezët pavarësisht sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë mbi objektivat Houthi në Jemen.

Sulmet kanë ndërprerë transportin global dhe kanë detyruar kompanitë të ridrejtojnë anijet e tyre në rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta rreth Afrikës Jugore, ndërsa kanë rritur frikën për një zgjatje të luftës Izrael/Hamas dhe destabilizimin e rajonit më të gjerë të Lindjes së Mesme./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";