Banorët të një fshati në Guatemalë morën peng një ekip infermierësh që po përpiqeshin të administronin vaksinat kundër Covid-19.

Sipas mediave të huaja, ekipi u mbajt për rreth 7 orë në fshatin Nahuila, në provincën e Alta Verapaz në veri të qytetit të Guatemalës.

Fshatarët thanë se nuk donin të vaksinoheshin, dhe më vonë bllokuan një rrugë dhe ua shfrynë gomat e veturës së infermierëve. Një ftohës dhe rreth 50 doza vaksine u shkatërruan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia dhe zyrtarët lokalë negociuan më vonë për lirimin e tyre. Zyrtarët thanë se kishin hasur më parë në fshatra që refuzuan ekipet e vaksinimit, por Gabriel Sandoval, drejtori i departamentit të shëndetësisë  kjo ishte hera e parë që ata përballeshin me një kundërshtim të tillë fizik.

“Shumë njerëz nuk besojnë në prezencën e sëmundjes Ka një përplasje të kulturave”, tha Sandoval.

Guatemala ka 566,636 raste të infektimit dhe 13.750 vdekje si pasojë e Covid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";