Australia ka regjistruar ditën e saj me më së shumti vdekje nga koronavirusi, pasi situata epidemiologjike është përkeqësuar ne Melburn.

Shteti Viktoria – kryeqytet i së cilit është Melburni – raportoi 19 vdekje të hënën.

Viktoria tani ka rreth dy të tretat e 314 vdekjeve në Australi dhe afërsisht 21.400 raste të të infektuarve.

Por, numri i infeksioneve të përditshme – megjithëse ende në qindra – ka rënë ditët e fundit, duke bërë që autoritetet të shpresojnë se masat e izolimit janë duke funksionuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 3 gusht autoritetet fuqizuan masat, në mesin e të cilave përfshihet edhe ora policore në qytetin me pesë milionë banorë, pasi izolimi fillestar nuk ka arritur të ndalë përhapjen e virusit.

Punëtorët duhet të posedojnë një leje për t’u larguar nga shtëpia, dhe të gjitha bizneset jo thelbësore janë mbyllur. Veshja e maskave në publik është gjithashtu e detyrueshme.

Më shumë se 100 vdekje janë regjistruar në Viktoria vetëm javën e kaluar ndërsa shkalla e hospitalizimeve gjithashtu ka shënuar rritje./R.E.L

Rëndohet situata nga Covid edhe në Australi, numër i lartë viktimash shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";