Prej gati pesë orësh, “Facebook” dhe dy platformat e saj Instagram dhe WhatsApp kanë ndërprerë shërbimin për përdoruesit. Rënia e gjigantit të rrjeteve sociale i ka kushtuar 7 miliardë dollarë humbje Mark Zuckerberg-ut, duke e rrëzuar atë nga lista e njerëzve më të pasur në botë.

 

Një shitje bëri që aksionet e gjigantit të mediave sociale të binin rreth 5% të hënën, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rënia e aksioneve uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e ulur atë nën Bill Gates në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë pasuri që nga 13 shtatori.

 

Eksperti i sigurisë kibernetike Kevin Kevin Beaumont, shkroi në Twitter: “Ky duket si një gabim epik gjatë konfigurimit, çka nëkupton se Facebook praktikisht nuk ekziston në internet për momentin”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";