Ivan Carter është reporteri që ka sjellë dokumentarë të shumta të botës së egër, ndërsa gjithnjë promovohej si mbrojtës i kafshëve dhe i të drejtave të tyre.

Si aktivist i projekteve të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, Carter ishte i përfshirë në një program, për rikthimin e tigrave, që ishin larguar nga një zonë e Mozambikut.

Por, në një video që është shpërndarë së fundmi, shihet teksa qëllon mbi një elefant, ndërsa lavdëron pushkët e gjata për gjueti. Ai vlerëson shumë armën e prodhuesit gjerman Heym, duke thënë se goditja e tij me veprim të dyfishtë, ua mundëson gjuetarëve të trofeve të sigurojnë një vrasje të shpejtë.

Në një video, gjahtari i lindur në Zimbabve i dërgon shikuesit nëpër savanë drejt një luani, që grup e kishte “plagosur disa orë më parë”. “Plumbi i parë që e shkrepa, i shkoi poshtë mjekrës dhe e rrëzoi menjëherë për tokë”, ka thënë Carter, për një luan që e qëlloi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke qëndruar krenar pranë luanit të plagosur që hungërinte rëndë, ai tregonte edhe për kafshët tjera që janë qëlluar nga gjuetarët. Me shfaqjen e këtyre pamjeve, tregohet ana e errët e këtij reporteri, ndërsa bien në dyshim edhe fondet të cilat ai i ka mbledhur, lidhur me projektet për mbrojtjen e kafshëve. Meqenëse pamjet janë shumë të rënda, është shpërndarë vetëm një pjesë, ku ai shihet duke e qëlluar një elefant. /Telegrafi/