Presidenti amerikan, Joe Biden do të kërkojë që të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët qeveritarë të vaksinohen kundër covid-19.

Në muajin korrik, Biden tha se punonjësit federalë duhet të vaksinoheshin ose të bënin testime të shpeshta kundër covid, të mbanin maska ​​në vendet e punës, por foli edhe për kufizime në udhëtimet zyrtare.

Një burim tha për ‘Reuters’, se ditën e sotme, Presidenti amerikan do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të mbulojë vaksinimin e miliona punonjësve federalë dhe kontraktorëve që bëjnë biznes me qeverinë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u shpreh se sot pritet që Biden të dalë në një konferencë dhe të flasë për planet e reja për të vaksinuar më shumë njerëz, duke ulur numrin e infeksioneve dhe duke mbajtur shkollat ​​të hapura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pak më shumë se 53% e amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar, përfshirë pothuajse dy të tretat e popullsisë së rritur, sipas të dhënave të CDC. Kujtojmë se koronavirusi i ka marrë jetën më shumë se 651,000 qytetarëve amerikanë.