Në aeroportin e Kabulit kanë nisur fluturimet civile të ndërprera që nga dita kur talebanët morën pushtetin në Afganistan.

Fluturimet për evakuimin e qindra mijëra shtetasve vendas dhe të huaj, pjesë e trupave diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare u mundësuan nga pjesa ushtarake e aeroportit qe u menaxhua nga trupat amerikane deri pas largimit të tyre të plotë nga Afganistani.

Ekipet teknike që vunë në funksionim aeroportin dhe ndihmuan talebanët në riparimin e pistës dhe rivënien në funksionim të radarëve ishin nga Katari dhe Turqia. Aeroporti i Kabulit u hap fillimisht për të pritur avionë me ndihma humanitare dhe me pas u realizua edhe fluturimi i parë civil nga kryeqyteti Kabul drejt qytetit jugor Mazari-i-Sharif.

Ndërkohë talebanët deklaruan se të paktën 17 persona janë vrarë nga të shtënat festive në ajër natën kur amerikanët dhe aleatët u tërhoqën plotësisht nga aeroporti i Kabulit. Popullsia civile në këtë vend pret ndihma emergjente nga fluturimet ajrore drejt këtij aeroporti pasi situata në ushqimin e popullsisë po përkeqësohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka udhëtuar drejt Gjenevës për të thirrur një konferencë të nivelit të lartë mbi ndihmën humanitare për Afganistanin që do të mbahet më 13 Shtator.