Lufta sjell edhe mite. Një prej tyre është në Ukrainë. Njihet si “pilotit fantazmë” nga Kievi. Askush përveç disave nuk e di emrin e vërtetë të pilotit ukrainas, i cili, sipas raportimeve, rrëzoi gjashtë avionë luftarakë rusë brenda një dite dhe është bërë legjendë për bashkatdhetarët e tij.

Në fakt,  ish-presidenti  Petro Poroshenko  ka postuar në llogarinë personale në Twitter foton e “hakmarrësit”, që sipas mediave të huaja është e vërtetë.

Ai u bë shpejt heroi i bashkatdhetarëve të tij, ndërsa video të ndryshme tregojnë një  MIG 29 që kalon qiellin mbi Kiev. Gjashtë betejat ajrore në të cilat u përfshi “fantazma” dyshohet se u zhvilluan në vetëm tridhjetë orë, diçka që pilotët me përvojë e kanë shumë të vështirë ta bëjnë

Është e vështirë, por jo e pamundur, thonë  ukrainasit  që hyjnizojnë hakmarrësin e tyre për rrëzimin e dy  Sukhoi-35, një  Sukhoi-27, një MIG 29 dhe dy Sukhoi-25.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës postoi një foto me “fantazmën e Kievit” dhe shkruan duke njoftuar rikthimin e tij: “Përshëndetje përbindëshat rusë, unë vij për shpirtrat tuaj!”