Detaje të reja vijojnë të zbulohen nga historianët sa i përket faktit se cili arriti i pari në Amerikën e Veriut. Deri më tani e kemi ditur që ka qenë Kristofor Kolombi, por mesa duket para tij pati njerëz të tjerë që shkelën atë tokë.

Studimi më i fundit thotë se vikingët patën një koloni në Amerikën e Veriut, ekzaktësisht 1 mijë vjet më parë, ose më saktë disa shekuj para se atje të shkonte Kolombi.

Shkencëtarët thonë se një teknikë e re e analizimit të rrathëve të pemës nxorri dëshminë se vikingët pushtuan një vend në Neëfoundland të Kanadasë në vitin 1021. Historikisht njihet se europianët e arritën Amerikën me mbërritjen e Kolombit në Botën e Re në vitin 1492.

Kjo është hera e parë që kërkuesit flasin për data fikse. Në studimin e publikuar në revistën Nature, shkencëtarët thonë se analizuan rrathët e pemëve në disa pemë në vendbanimin në L’Anse aux Meadows.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shprehen se përdorën një sinjal radiokarboni atmosferik të prodhuar nga një stuhi diellore si referencë dhe nga kjo mundën që të nxirrnin datën e saktë se kur u pre pema dhe kjo përkonte me vitin 1021.

Sipas shkencëtarëve një stuhi diellore ka ndodhur në vitin 992. L’Anse aux Meadows i përket trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga Unesco. Ky është vendbanimi i parë dhe i vetëm që është vendosur nga Vikingët në Amerikën e Veriut dhe prova se europianët arritën më herët në Botën e re.