Teksa sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të pestë, siç duket ushtria ruse po përdor të gjitha metodat për të avancuar drejt Kievit. Një ushtar shqiptar ka dërguar sot një dokument, i cili përdoret nga spiunët rusë për të ‘thyer’ postblloqet e ushtrisë ukrainase, për të depërtuar më tej në Kiev.

Shqiptari, i cili kërkon të ruaj anonimatin, pohon se të tilla autorizime, që mbajnë dhe vulë, por që në fakt janë fals, iu janë kapur disa personave, që kanë rezultuar spiunë rusë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, personat e infiltruar, më pas bëjnë të mundur që të japin informacione mbi postblloqet apo rrethimet në Kiev. Po ashtu, shqiptari pohoi për ‘BalkanËeb’ se bashkë me bashkëkombësit e tjerë, që ishin 9, po luftonin aktualisht në Vyshhorod, 20 km larg Kievit.

Ai tha se njëri prej shqiptarëve mbrëmë kishte pësuar disa lëndime, por pa pasoja serioze për jetën. Ushtari pohoi ndër të tjera se ushtria ruse ishte tërhequr rreth 5 km./ BW

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";