Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje masive dheu të shtunën herët në mëngjes në ishullin jugor italian të Iskias. Si pasojë 12 persona rezultojnë të zhdukur.

 

 

Forca e baltës që rrëshqiste nga malet ishte aq e madhe sa arriti të marrë përpara makina e autobusë duke i hedhur ato në det. Rrugët janë bërë të pakalueshme dhe autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Të paktën 100 persona raportohen të kenë mbetur të bllokuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Fillimish pati paqartësi mbi numrin e të vdekurve. Zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini tha se tetë persona ishin konfirmuar të vdekur, më pas ministri i brendshëm tha se nuk ishte konfirmuar ende asnjë vdekje, por 10 deri në 12 persona rezultonin të zhdukur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kryetari i bashkisë së Napolit u citua nga agjencia e lajmeve ANSA të ketë thënë se në ishull ishte gjetur trupi i një prej viktimave të mundshëm. ANSA njoftoi gjithashtu se të paktën 10 ndërtesa janë shembur.