Piloti i avionit që u rrëzua këtë të premte në Francë është gjetur i pajetë.

Autoritetet franceze bëjnë me dije se trupi i pilotit u gjet në det, ndërsa deri më tani nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij apo edhe shkaqet e aksidentit.

Aksidenti ndodhi pak para Patrouille de France, e cila është pjesë e Forcave Ajrore dhe Hapësinore, dhe i dhuron publikut një spektakël për të shënuar 80-vjetorin e Zbarkimit në Provence. Shfaqja ajrore filloi në orën 16:30. Avioni që u rrëzua ishte i dyti që kaloi.

Skuadra Patrouille de France gjithashtu duhej të merrte pjesë në këtë shfaqe, por e anuloi paraqitjen e saj pas aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";