Tre persona humbën jetën në Sao Paulo, Brazil, kur një aeroplan privat u rrëzua në një fermë në juglindje të vendit të shtunën.

Avioni me një motor u rrëzua në një fermë në rrethin Birigui, në pjesën veriore të shtetit. Videot e transmetuara nga rrjetet braziliane tregojnë momentin e shpërthimit teksa avioni u rrëzua, me kuajt e fermës duke ikur.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin dhe kanë nxjerrë trupat e djegur nga rrënojat e avionit.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";