Një avion ushtarak turk i tipit C-130 Hercules është rrëzuar të martën në lindje të Gjeorgjisë, duke shkaktuar vdekjen e 20 ushtarëve që ndodheshin në bord, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Autoritetet në Ankara publikuan emrat dhe fotografitë e viktimave, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në vijim.

Sipas njoftimit zyrtar, avioni ishte nisur nga qyteti Ganja i Azerbajxhanit me destinacion Turqinë, por u rrëzua pak pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore gjeorgjiane.

Mbetjet e mjetit fluturues u gjetën pasdite, vetëm disa kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e fundit të avionit, i cili shihet duke humbur lartësinë me shpejtësi dhe duke lëshuar re tymi të bardhë para se të përplaset në tokë e të shpërthejë në flakë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi këtë si “një humbje të rëndë për kombin turk”, duke nderuar ushtarët e rënë si “martirë në shërbim të atdheut”.

Ngushëllime për tragjedinë kanë shprehur edhe udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Po ashtu, ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, shprehu solidaritetin e SHBA-së me popullin turk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, autoritetet gjeorgjiane kanë nisur  një hetim të gjerë për të përcaktuar arsyet e rrëzimit.