Një pilot ka humbur jetën pasi një helikopter Spitfire u rrëzua në një fushë afër një stacioni të Royal Air Force në Lincolnshire në Britani.

“Me pikëllim të madh duhet të konfirmojmë vdekjen e një piloti të RAF në një aksident tragjik pranë RAF Coningsby sot.

Familja e pilotit është informuar dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre në këtë moment të vështirë”, shkruhet në deklaratën e kompanisë ajrore RAF.

Princi dhe Princesha e Uellsit ishin në mesin e shumë atyre që i kanë bërë homazhe pilotit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, shkruan BBC.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aeroplani i epokës së Luftës së Dytë Botërore i përkiste Fluturimit Përkujtimor të Betejës së Britanisë me bazë në RAF Coningsby, tha RAF. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rrëzimit të helikopterit./vizionplus.tv/