Rrëzimi i një helikopteri në periferi të Kievit u mori jetën 18 personave, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës dhe dy fëmijëve.

 

Ministri i Brendshëm Denis Monastirskyi, zëvendësi i tij Jevhen Jenin dhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Brendshme Yuri Lubkovych ishin mes viktimave, tha shefi i Policisë Kombëtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë e rrëzimit të helikopterit, të 9 personat që gjendeshin në bordin e tij përfshirë zyrtarët, pilotet dhe truprojat e tyre humbën jetën. Helikopteri u rrëzua mbi një kopsht fëmijësh, duke shkaktuar edhe vdekjen e dy prej tyre ndërsa 10 të tjetër po marrin trajtim në spital.

 

Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, shkroi në Telegram se një helikopter është rrëzuar pranë një kopshti dhe një ndërtese banimi. Në momentin e tragjedisë, në kopsht kishte fëmijë dhe punonjës të institucionit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.