Një aeroplan ushtarak turk mallrash C-130 është rrëzuar në Gjeorgji, pasi ishte ngritur nga Azerbajxhani të martën.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur ngushëllime për siç ka thënë “martirët tanë”, teksa ekipet e kërkim-shpëtimit janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar për rrëzimin, pranë kufirit të Gjeorgjisë me Azerbajxhanin, dhe ka thënë se po koordinohej me autoritetet gjeorgjiane për të arritur në vendngjarje.

Erdogani, zyra e tij dhe ministria nuk kanë thënë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin dhe po ashtu nuk kanë dhënë numrin e viktimave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat lokale kanë thënë, pa përmendur shifra, se në bord kishte personel turk dhe azer.