Gjykata italiane ka dënuar një 22-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunë në familje. I riu me origjinë shqiptare ushtronte dhunë ndaj partneres së tij 20-vjeçare në sy të djalit të saj 3 muajsh.

Gjykata vendosi të lërë në “Arrest shtëpie” të riun shqiptar me një byzylyk elektronik për ta bajtur gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Siaps akuzës përgjatë viteve 2022-2024, 22-vjeçari ka rrahur, dhunuar, keqtrajtuar dhe kërcënuar partneren e tij.

Në fund të muajit prill, pas një ndërhyrjeje të policisë për një tjetër mosmarrëveshje familjare, gruaja ka denoncuar partnerin e saj. Kështu nisën hetimet dhe i riu u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";