Italia ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 19 humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet italiane raportuan se këtë të mërkurë janë identifikuar edhe 1.851 raste të reja pozitive me COVID. Në krahasim me një ditë më parë, orët e fundit evidentohet një shifër me e lartë, 203 të infektuar më shumë.

Që prej fillimit të pandemisë, Italia regjistron në total 314.861 të prekur dhe 35.894 viktima.

Nga ana tjetër, sot shënohen 1198 të shëruar, duke e çuar në total numrin e personave që e mundën virusin në 227.704.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rriten sërish rastet në Itali/ Mbi 1800 të infektuar dhe 19 viktima këtë të mërkurë shkruan Vizion Plus.