Ukraina u ka thënë qytetarëve të saj që të mos vizitojnë Rusinë dhe paralajmëroi çdo ukrainas që ndodhet atje të largohet menjëherë.

“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë (në rusisht), raporton BBC.

Ministria e Jashtme thotë se “intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës” do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi.

Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, të cilët vlerësohet se jetojnë në Rusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";