Rritet mbështetja e publikut për punën e Joe Biden

Një anketim i ri tregon se mbështetja nga publiku për punën e Presidentit Joe Biden ka filluar të rritet. Ndërsa nuk është e qartë nëse kjo mbështetje do të shndërrohet në vota gjatë zgjedhjeve të Kongresit në nëntor, anketimi gjithashtu tregon se shumica e amerikanëve vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e ekonomisë.

 

Anketimi i bërë rishtazi nga Qendra për Studime Publike (NORC) e agjencisë së lajmeve Associated Press tregon se niveli i miratimit për Presidentin Biden ka filluar të rritet, pas disa muajsh niveli të ulët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arsyet për këtë rritje duket se janë disa fitore legjislative të arritura së fundmi.

 

“Rritja në nivelin e miratimit për Presidentin Biden vjen nga një mbështetje e ripërtërirë nga demokratët, të cilët kanë parë se si Biden ka miratuar legjislacion të rëndësishëm gjatë javëve të fundit për ndryshimin klimatik, armët dhe kujdesin shëndetësor”, thotë Hannah Fingerhut, gazetare e agjensisë së lajmeve Associated Press.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me këtë ligj, fitoi populli amerikan dhe humbën interesat e posaçme”, deklaronte Presidenti Biden.

 

Por, megjithë nivelin më të lartë të mbështetjes, amerikanët janë ende të shqetësuar nga gjendja e ekonomisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Demokratët janë bërë gjithashtu shumë më optimistë për sa i përket gjendjes së ekonomisë dhe përqasjes së Presidentit Biden, megjithëse amerikanët në tërësi vazhdojnë të jenë përgjithësisht pesimistë”, thotë zonja Fingerhut.

 

Kjo mbështetje e re mund t’u vijë në ndihmë demokratëve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Niveli më i ulët i miratimit në fillim të verës i vështirësoi gjërat për Partinë Demokrate ndërsa po afroheshin zgjedhjet e mesmandatit. Anketimi i ri tregon se demokratët po bashkohen rreth presidentit, dhe kjo është një shenjë e mirë për Partinë Demokrate, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të shndërrohet në vota këtë vjeshtë”, thotë zonja Fingerhut. VOA/