Miliona njerëz në Evropë tashmë po vuajnë nga varfëria e energjisë prej të çmimeve të larta, paralajmëron Komisari i Punës i BE, Schmit. Sipas tij, qeveritë kombëtare janë përgjegjëse për marrjen e masave.

Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë, Komisari i Punës i BE, Nicolas Schmit paralajmëron për më shumë varfëri energjetike në Evropë. Tashmë ka miliona njerëz që vuajnë nga varfëria energjetike, “dhe ky numër mund të bëhet edhe më i madh”, tha Schmit. Ndërsa Komisioni i BE mund të ndihmojë vendet e BE të kufizojnë ndikimin e çmimeve aktuale të larta të energjisë tek njerëzit, qeverive kombëtare u takon të ndërmarrin veprime, tha ai.

Zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, kishte thënë më parë se ishte e rëndësishme të veprohet në mënyrë të koordinuar në të gjithë Evropën dhe brenda rregullave ekzistuese për tregun e brendshëm të BE. Çmimet e energjisë dhe opsionet afatshkurtra të veprimit do të luajnë gjithashtu rol në samitin e BE javën e ardhshme.

Konfederata Sindikale Evropiane (ETUC) shprehu në shtator frikën se më shumë se 2.7 milionë njerëz në Evropë nuk do të ishin në gjendje të ngrohnin si duhet shtëpitë e tyre, edhe pse ishin në marrëdhënie pune.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BE dëshiron të mbrojë familjet nga çmimet shumë të larta

Familjet dhe bizneset evropiane duhet të mbrohen nga rritja e çmimeve të energjisë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas Komisionit Evropian. Komisarja e Energjisë Kadri Simson për këtë arsye prezantoi gjatë javës një të ashtuquajtur kuti mjetesh, të cilat vendet e BE mund t’i përdorin pa shkelur rregullat evropiane të konkurrencës.

Ndër të tjera, Komisioni propozoi pagesa direkte, lehtësim tatimor dhe subvencione për bizneset e vogla. Por ajo gjithashtu e kishte fjalën për reforma afatmesme për ta bërë tregun evropian të energjisë më të fuqishëm në plan afatgjatë.

Kupona energjie në Francë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa shtete të BE tashmë kanë ndërmarrë veprime. “Ne duhet të nxjerrim përfundime, veçanërisht në plan afatgjatë, dhe të mos bëhemi të varur nga një burim energjie, i cili është tërheqës kur çmimet janë të ulëta, por na ekspozon ndaj kërcimeve të papritura të çmimeve kur tregjet rriten,” kërkoi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Prandaj Franca do të kufizojë çmimet e energjisë elektrike dhe gazit deri në prill dhe do të lëshojë kupona energjie: 100 euro për gjashtë milionë familje veçanërisht në nevojë.

Spanja ka ulur përkohësisht TVSH-në për energjinë elektrike. Por kjo nuk është e mjaftueshme për kryeministrin Pedro Sanchez: “Nëse të gjitha vendet anëtare vuajnë nga rritja e çmimit, atëherë ne duhet të japim një zgjidhje evropiane përtej masave kombëtare, të japim një përgjigje evropiane,” tha ai.

Prodhimi i gazit në Evropë ka rënë

Por jo të gjitha shtetet e BE e shohin situatën në këtë mënyrë. Ndihma për familjet është një çështje kombëtare, jo një çështje e BE, tha Ministrja e Financave e Finlandës, Annika Saariko. Për më tepër, situata në vendin e saj nuk është aq e keqe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka disa arsye për çmimet e larta të energjisë: rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë po rrit kërkesën, në Azi uria për energji po rritet. Në Evropë, prodhimi i gazit ka rënë, pjesërisht për shkak të punës së mirëmbajtjes. Përveç kësaj, Gazpromi nga Rusia nuk po furnizon më shumë energji se sasia e rënë dakord.