Duke parë se çfarë po ndodhte me Italinë, Greqia zbatoi menjëherë masat e distancimit, për të bllokuar lindjen e shpërthimit të pandemisë. Vera dhe rihapja e lëvizjeve të njerëzve brenda Bashkimit Evropian, si dhe kthimi në “jetën normale” të qytetarëve, kanë çuar në rritjen e rasteve të reja me COVID.

Të premten, në 31 korrik, Greqia regjistroi 110 të infektuar, numri më i lartë që nga fundi i izolimit.

Zv.ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias sqaroi se duke filluar nga data 1 gusht, përdorimi i maskave do të bëhet i detyrueshëm në të gjitha mjediset publike të mbyllura. Por rekomandohet edhe në ato ambiente të jashtme, ku grumbullohem shumë njerëz.

Rritja e të infektuarve/ Greqia i bën të detyrueshme maskat në mjediset e mbyllura shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";