Irani ekzekutoi të paktën 834 persona gjatë vtit 2023, një rritje alarmante me 43% krahasuar me vitin 2022.

Sipas raportit vjetor të organizatave jo qeveritare të Iranit për të Drejtat e Njeriut shifrat e 2023-it janë janë më të lartat që prej vitit 2015. “Numri i ekzekutimeve shpërtheu në vitin 2023 ”, thekson raporti i 16-të i OJQ-ve mbi dënimin me vdekje në Iran .

“Është hera e dytë në 20 vjet që numri i ekzekutimeve kalon kufirin e 800 në vit”, theksojnë këto organizata.
Ekzekutimet në Iran, një nga vendet ku regjistrohen më shumë ekzekutime të të dënuarve së bashku me Kinën dhe Arabinë Saudite , kryhen me varje.

Në vitin 2023, të paktën 22 gra u ekzekutuan në Republikën Islamike të Iranit, numri më i lartë në 10 vitet e fundit, thonë OJQ-të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";