Përpjekjet aktuale nuk konsiderohen të mjaftueshme për ta shpëtuar planetin. Këtë e la të kuptohet, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili prezantoi raportin për hendekun e emetimeve për vitin 2021 të “Programit Mjedisor”.

Kreu i OKB kërkoi që epoka e premtimeve false të përfundojë dhe paralajmëroi se po shkojmë drejt një katastrofe klimatike.

“Në më pak se një javë nga samiti në Glasgow, ne ende jemi në rrugën e duhur drejt katastrofës klimatike, edhe me njoftimet e fundit”, tha Guterres.

Ai sqaroi se në bazë të raportit po shkojmë drejt një rritje katastrofike të temperaturës globale prej rreth 2.7 gradë Celcius brenda këtij shekulli, teksa nënvizoi se edhe nëse do të materializohen vendimet e fundit, sërish nuk do të mund ta pengonim këtë rritje. Fajin për këtë, Guterres e gjeti tek liderët dhe drejtuesit e shteteve që nuk e marrin shumë seriozisht këtë çështje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Koha po mbaron. Hendeku i emisioneve është si rezultat i mungesës së një lidershipi. Megjithatë liderët ende mund ta bëjnë këtë një pikë kthese drejt një të ardhmeje më të gjelbër në vend që të shkojnë drejt katastrofës klimatike. Epoka e gjysmë masave dhe premtimeve boshe duhet të marrë fund”, shtoi ai.

Raporti vjetor i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, mat hendekun mes emetimeve të gazrave të dëmshme me ato të dakordësuara në akordin e Parisit për Klimën.

Për të kufizuar rritjen e temperaturave në 2 gradë Celcius deri në vitin 2030 duhet që emetimet të reduktohen me 30 për qind, ndërsa për ta limituar këtë rritje në 1.5 gradë duhet një reduktime prej 55 për qind.

Kina dhe India, dy ndotësit më të mëdhenj të atmosferës nuk kanë përmbushur ende zotimet e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";