Një person mbeti i vrarë sot si pasojë e një sulmi rus me bombë në një stacion hekurudhor në Kharkiv, Ukrainën jugore.

Kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës njoftoi se një nga punonjësit e saj, 20 vjeç, u vra, shkruajnë mediat e huaja.

Guvernatori i qarkut Oleh Sinekhubov tha gjithashtu se nëntë persona mbetën të plagosur nga sulmi rus.

“Ky është një tjetër sulm i synuar nga armiku në infrastrukturën hekurudhore civile,” njoftoi kompania hekurudhore Ukrzaliznytsia në Telegram, por nuk dha detaje mbi dëmet e shkaktuara në infrastrukturë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Godinat e administratës, shtëpitë e civilëve dhe disa makina u dëmtuan si rezultat i sulmeve, shtoi Sinekhubov.

Rusia po synon linjat hekurudhore në një përpjekje të dëshpëruar për të parandaluar dërgesat e armëve amerikane, tha një burim në shërbimin e inteligjencës së Kievit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Moska do të shtonte sulmet e saj ndaj qendrave logjistike.

Kharkiv , i vendosur 30 kilometra larg kufirit me Rusinë, dhe zona përreth kanë qenë prej kohësh objektiv i sulmeve ruse. Sulmet anë bërë më intensive muajt e fundit, duke synuar infrastrukturën civile dhe energjetike./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";