Shpërthimet dhe bombardimet ruse ndaj qyteteve të Ukrainës kanë qenë intensive, ndërsa mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se një raketë ka goditur edhe një ndërtesë afër aeroportit të Lvivit .

 

Ky qytet është vetëm 70 kilometra larg kufirit me Poloninë, teksa vlerësohet si një vend i sigurt për momentin pasi është larg  betejës që po zhvillohet në lindje dhe jug të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa media ndërkombëtare kanë raportuar se ky mund të jetë veprim i forcave ruse për të ndalur furnizimet me armë.

 

Rusia lëshoi gjashtë raketa drejt qytetit perëndimor. Predhat besohet se erdhën nga avionë luftarakë mbi Detin e Zi, ndërsa dy nga raketat u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Deri me tani nuk raportohet për viktima.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, një person është vrarë në Kiev dhe 19 të tjerë janë plagosur pasi një raketë ruse ka rënë në një ndërtesë banimi.