Kryetari i Bashkisë së Kherson, qytetit të Ukrainës i cili ka rënë nën kontrollin e forcave ruse, është shprehur se banorët janë në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë.

Ihor Kolykhaiev tha të shtunën për CNN të gjitha shërbimet në qytet kanë dalë jashtë funksionit. “Trupat ruse janë kudo. Nuk ka asnjë shërbim për banorët. Prodhimi, infrastruktura kritike është pezulluar. Qyteti është pa energji dhe pa ujë”, u shpreh ai duke bërë thirrje për ndihmë humanitare.

Kolykhaiev tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të marrë ndihma në qytet, i cili është i rrethuar dhe i vetmi kontakt është me Krimenë e kontrolluar po nga rusët.

“Rusët duan të dërgojnë ndihmën e tyre humanitare, por banorët e Khersonit po e refuzojnë atë. Ata janë patriotë dhe nuk duan ndihmë nga rusët. Ata kërkojnë ndihmë nga ukrainasit. Pra, ne nuk po marrim ndihmë humanitare për momentin”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi shumë njerëz këtu në nevojë,” tha ai. “Kemi pacientë me kancer, fëmijë që kanë nevojë për mjekim”.

Kherson është një qytet i rëndësishëm strategjik në një hyrje nga Deti i Zi me një popullsi prej afro 300 mijë banorësh.