Presidenti i Ukrainës thotë se situata në zonën lindore të Donetsk është jashtëzakonisht e vështirë dhe luftimet në rrugë vazhdojnë të bëhen edhe më të ashpra.

 

Në fjalimin e tij para ukrainasve, Zelenskiy tha se qytete të tëra janë nën breshërinë e bombardimeve ruse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

VOLODYMYR ZELENSKIY
PRESIDENTI I UKRAINES

“Trupat ruse qëlluan përsëri në zonat kufitare të rajonit Sumy, Mykolaiv dhe ne rajonin e Zaporizhia e Kharkiv. Situata në Severodonetsk, ku luftimet në rrugë vazhdojnë, mbetet jashtëzakonisht e vështirë. Situata është gjithashtu e vështirë edhe ne qytete dhe komunitete të tjera të Donbasit. “

 

Raportohet se sulmet me raketa dhe artileri nga ana e ruseve kane vazhduar pa ndërprerje në rajonin e Donbasit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjithashtu presidenti Zelenskiy tha se kisha kryesore në Lavra Sviatohirsk, një nga vendet më të shenjta të krishtera ortodokse të vendit, u dogj pas bombardimeve.

Zelenskiy tha se tre murgj në Lavra Sviatohirsk u vranë, ndërsa sipas tij, 113 kisha ortodokse janë shkatërruar nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës me 24 shkurt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë raportohet se mëngjesin e kësaj të diele sirenat e Kievit janë ndezur serish dhe ka pasur një numër të sulmeve ruse mbi kryeqytet. Kryebashkiaku i Vitali Klitschko shkruajti në rrjetin e tij social se një person është plagosur pas bombardimeve që goditën kryeqytetin.