Një raketë ruse ka goditur ndërtesën e Këshillit lokal të qytetit në Kharkiv, kanë raportuar autoritetet lokale, transmeton BBC.

Qyteti është 30 milje nga kufiri rus dhe ka qenë objektiv i bombardimeve intensive, gjatë dy ditëve të fundit.

Gjithashtu ka pasur raporte për luftime në rrugë në qytet, pasi parashutistët rusë zbarkuan gjatë natës.