Një tjetër sulm rus në Ukrainë. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër kërkimore shkencorë në Ukrainë, duke shkaktuar frikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit të substancave radioaktive.

Mirror raporton se rusët kanë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në qytetin e Kharkiv.

Video nga vendi i ngjarjes tregon flakët e mëdha. Mësohet se bombardimi rus ndodhi rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve.

Qendra e Ukrainës për Komunikimet Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit postoi në Twitter: “Në Kharkiv, dëshmitarët okularë raportojnë një zjarr në ndërtesën e Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërtesa përmban pajisje të cilat nëse dëmtohen mund të çojnë në ndotje radioaktive të mjedisit”.