Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi se bota po përballet me një moment rreziku lidhur me tensionet në Ukrainë dhe Rusi.
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila po mblidhet për të diskutuar për situatën në Ukrainë, Guterres thotë se është koha për “përmbajtje, arsye dhe de-përshkallëzim”.
“Është koha për të vendosur një armëpushim dhe për t’u kthyer në rrugën e dialogut dhe negociatave”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, gjatë fjalimit që është duke mbajtur në Nju Jork, shkruan BBC.
Guterres thotë se ai është “plotësisht i përkushtuar për të zgjidhur këtë krizë pa gjakderdhje të mëtejshme”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";