Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e bombardimeve nga ana e Rusisë ndaj një tjetër kulle televizive në Ukrainë.

Sipas guvernatorit të rajonit Rivne, kulla e transmetimeve televizive dhe ndërtesa pranë që ndodhen në fshatin Antopi u goditën nga dy raketa ruse, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Vitaliy Koval shtoi se nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar dyshohet se ka ende njerëz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";