Ukraina nuk gjen qetësi nga bombardimet ruse, këtë herë shënjestër e tyre ka qenë qyteti i Dnipros në Ukrainën Qendrore.

 

Sipas guvernatorit të këtij rajoni 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Guvernatori shkroi në rrjetet sociale se raketat kishin goditur një fabrikë industriale e ku ishin shkaktuar dhe viktimat. Sipas tij ushtria ukrainase rrëzoi katër nga gjashtë raketat e hedhura në qytet.

 

Kievi gjithashtu ka akuzuar Rusinë se po përdorë  termocentralin më të madh bërthamor në Evropë atë të Zaporizhias, si bazë për ruajtjen e armëve, duke përfshirë sistemet raketore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë këtë të shtunë sirenat kanë rënë sërish në Kiev, duke paralajmëruar sulme ajrore.