Centralet bërthamore të Çernobilit dhe Zaporizhjas, që janë nën kontrollin e forcave ruse, po operohen dhe menaxhohen nga stafi ukrainas, tha Agjencia ruse e Energjisë Bërthamore, Rosatom, sipas agjencisë Ria.

 

Në deklaratën e Rosatom u tha se me ndihmën e specialistëve rusë është rregulluar furnizimi me energji elektrike në centralin e çmontuar të Çernobilit. Në këtë central, më 1986 ka ndodhur aksidenti më i rëndë bërthamor në botë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet ruse po ashtu thanë se aktivitetet për të garantuar siguri në centralet bërthamore ukrainase po ndërmerren në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

 

Ukraina ka paralajmëruar për rrezikun e rrjedhjes së rrezatimit në Çernobil, nëse nuk rikthehet furnizimi me energji, që ishte dëmtuar gjatë luftimeve me forcat ruse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të premten, kompania shtetërore për energji bërthamore e Ukrainës, Energoatom tha se stafi në Zaporizhja – centralit më të madh bërthamor në Evropë – ishte nën presion të madh psikologjik nga prezenca ruse në këtë uzinë.

 

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha gjatë kësaj jave se ka humbur kontaktin me sistemet për monitorimin e materialeve bërthamore në Çernobil dhe Zaporizhja. Kreu i kësaj agjencie, Rafael Grossi shprehu shqetësimin se stafi në këto dy centrale është duke punuar nën presion./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";