Rusia dhe Ukraina rinovuan edhe me dy muaj të tjerë marrëveshjen për grurin në Detin e Zi, marrëveshje kjo e arritur me ndërmjetësimin e Turqisë.

 

Pak më parë, Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, në një kohë që Rusia dhe Ukraina ndodhen në luftë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rama uron edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për rolin e tij, ndërsa thekson se sigurimi i furnizimit jetik të drithërve është me rëndësi kritike për gjithë botën.

 

E mirëpres rinovimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë. Unë përsëris urimet e mia për Erdogan, për rolin e tij vendimtar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetete sociale.