Një gjykatë ruse urdhëroi të hënën gjigantin e teknologjisë Google që të paguajë dy milionë rubla – apo 28,000 dollarë – për, siç tha, shkelje të rregullave të Rusisë për përmbajtjen e ndaluar.

Në muajt e fundit, gjykatat ruse kanë urdhëruar kompaninë Google të paguajë gjoba prej qindra mijëra dollarësh për, siç është thënë, mosfshirjen e përmbajtjes së ndaluar në motorin e saj të kërkimeve.

Gjykatat kanë gjobitur edhe platformat sociale Facebook, Twitter, WhatsApp, Telegram dhe TikTok për akuza të ngjashme.

Google e konfirmoi gjobën e shqiptuar të hënën, por nuk dha asnjë koment shtesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar platformat e mediave sociale dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë për shpërfillje të ligjeve të internetit në Rusi.

Me këto ligje, mes tjerash, bëhen përpjekje që firmat e huaja të detyrohen të hapin zyra në Rusi dhe të ruajnë të dhënat personale të rusëve në territorin e saj.

Por, shumë kritikë thonë se me këto ligje, autoritetet përpiqen t’i heshtin disidentët./Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";