Frika për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga ushtarët rusë është në rritje pas njohjes se pavarësisë te dy republikave të vetëshpallura separatiste të Donbasit nga Rusia, ku bombardimet vijojnë ende.

 

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë të ditur se janë vrarë 2 ushtarë dhe janë plagosur 12 të tjerë në një seri bombardimesh nga separatistët pro-rusë në zonat lindore të vendit, duke shtuar se kjo ishte humbja më e rëndë që nga fillimi i vitit pas shkeljes së armëpushimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas zyrtarëve ukrainas, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 84 shkelje nga forcat e mbështetura nga Rusia, 64 prej të cilave përdorën armë të cilat janë të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy,dënoi ashpër vendimin e presidentit rus Vladimir Putin, për t’i njohur si të pavarura rajonet Donetsk dhe Luhansk, duke e cilësuar si një shkelje të integritetit dhe sovranitetit të territorit të vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

VOLODYMYR ZELENSKIY

 

PRESIDENTI I UKRAINES

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë, nuk i kemi borxh askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë. Kufijtë e Ukrainës do të mbesin siç janë pavarësisht  deklaratave dhe kërcënimeve të Rusisë. Ne mbështesim hapat e qartë dhe efektiv të ndërkombëtarëve.”

 

Presidenti rus urdhëroi trupat ruse që të zhvendosen në të dyja rajonet. Rusia tha se trupat do të ishin “paqeruajtëse” në rajonet e shkëputura, të cilat i ka mbështetur që nga viti 2014.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtrirja e tyre mbetet e paqartë, por nëse ushtria kalon kufirin, kjo do të ishte hera e parë që rusët hyjnë zyrtarisht në territorin e kontrolluar nga separatistët.