Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, i ka bërë një thirrje zyrtare vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të ndalojnë menjëherë furnizimin e Ukrainës me municione luftarake.

Sipas raportimeve nga mediat ruse, ka një shqetësim të madh nga ana e Kremlinit, se raketat Stinger – raketa kundërajrore – mund të përfundojnë në duar të terroristëve, duke vendosur në rrezik linjat e aviacionit civil.

Nga ana e vetë BE-së ose aleancës së NATO-s ende nuk ka një përgjigje ndaj kësaj thirrje. Por, mesazhi ka qenë i qartë, se mbështetja ndaj Ukrainës në kohë, nuk do të mungojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";