Presidenti Vladimir Putin është i hapur për bisedime për një marrëveshje të mundshme në Ukrainë, por refuzimi i SHBA për të njohur territoret e aneksuara po vështirëson çdo tentativë për një kompromis të mundshëm.
Deklaratën vjen nga Kremnili zyrtar, i cili përmes zëdhënësit, sqaroi se megjithë gatishmërinë e presidentit Biden, Rusia do të mbrojë në çdo rast interesat e saj.
DMITRY PESKOV
ZEDHENESI I KREMLINIT
Presidenti i Federatës Ruse ka qënë dhe mbetet gjithmone i hapur për negociata , në mënyrë që të mbrojë interesat tona. Mënyra e preferuar per ta arritur interesat këtë, është përmes paqes dhe diplomacisë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Të enjten presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte i gatshëm të bisedonte me Putin, nëse shefi i Kremlinit po kërkonte një mënyrë për ti dhënë fund luftës, por sipas tij Putin nuk e ka lënë të kuptohet diçka e tillë.
Ndërkohë presidenti rus nuk ka shprehur ndryshim qëndrimi për atë që Rusia e quan “operacion special ushtarak”, në Ukrainë, madje e konsideron luftën një moment historik.
Nga ana tjetër, Ukraina dhe Perëndimi thonë se Putin nuk ka justifikime për atë që ata e konsiderojnë pushtim.