Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi se vakina kundër koronavirusit është gati.

Ai tha se vaksina që kanë zhvilluar rusët është efektive dhe se të forcon imunitetin. Për ta mbështetur këtë, Putin deklaroi se një nga vajzat e tij e ka bërë vaksinën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mesa di unë, vaksina e parë kundër koronavirusit në botë u krijua sot në mëngjes. Unë e di se është efektive, që krijon imunitet të qëndrueshëm dhe që ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme. Vaksina stimuloi një nivel të lartë antitrupash tek të gjithë vullnetarët dhe tek asnjëri prej tyre nuk kishte komplikime serioze. Një prej dy vajzave të mia e përdori vaksinën.”

Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë konfirmim shkencor të pavarur për këtë zbulim. Për këtë arsye, deklaratat në lidhje me përshpejtimin rus kanë lënë dyshime.

Vetëm katër vaksina në botë, nga mbi 160, sapo kanë hyrë ose janë duke hyrë në fazën e fundit të eksperimentimit njerëzor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka gati vaksinën anti-COVID/ Putin: Vajza ime e provoi atë shkruan Vizion Plus.