Një numër prej 2 mijë e 800 ushtarësh rusë mund të kenë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, vetëm 36 orët e para të luftimeve në agresionin rus ndaj Kievit.
Shifrat janë deklaruar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar.
Më tej, ajo ka shtuar se rreth 516 mjete luftarake janë shkatërruar. Dhjetë avionë janë rrëzuar dhe shtatë helikopterë janë goditur nga Ushtria e Ukrainës.
Nëse këto shifra vërtetohet të jenë zyrtare, atëherë numri i shtetasve rusë të vrarë deri tani do të ishte 10-fish më i lartë se ai i shtetasve ukrainas, të cilët mendohet se janë rreth 200-250.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";