Rusia kryen sulm të madh me dronë në Kievi dhe Mikolaiv

Rusia ka sulmuar Ukrainën me 56 dronë dhe një raketë lundruese mëngjesin e së enjtes, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Kryetari i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se kryeqyteti u sulmua nga dronët ruse, ndërsa Vitaliy Kim, guvernatori i Mikolaiv, tha se në shënjestër të sulmeve ruse ishte infrastruktura energjetike e rajonit jugor.

Kundërajrorët ukrainas rrëzuan 22 dronë rusë mbi rajonet Sumi, Kiev, Poltava, Çernihiv, Zitomir, Mikolaiv, Çerkasi, Odesa dhe Ternopil, ndërsa 27 dronë u rrëzuan nga bllokimi elektronik, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndërkohë, tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 13 dronë ukrainas mbi tri prej rajoneve të saj të enjten.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";