1.5 milionë njerëz në jug  të Ukrainës janë në errësirë, pas shkatërrimit të rrjetit elektrik nga dronët rusë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se dy objekte energjetike në rajonin e Odesas u goditën nga forcat ruse.

 

Presidenti Volodymyr Zelenskyi, gjatë një komunikimi publik e ka konsideruar situatën të vështirë ndersa sipas tij rikthimi I furnizimit me energji do te kerkoje kohe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Norvegjia po ndihmon me 100 milionë Dollarë për riparimin e demeve.

 

zëdhënësi i Administratës Rajonale të Odesës tha se riparimi i plotë i rrjeteve te energjise mund të zgjasë deri në tre muaj. Që prej Tetorit, Moska ka shënjestruar infrastrukturën energjetike nepermjet sulemeve me raketa dhe drone.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas zyrtarëve ukrainas sulmet po bëhen me ndihmen e Teheranit i cili po furnizon me dronë Moskën.Ndërkohë, Britania e Madhe paralajmeroi se mbështetja ushtarake e Iranit për Rusinë ka të ngjarë të rritet me tej në muajt e ardhshëm, duke përfshirë dërgesat e mundshme të raketave balistike.