Autoritetet ruse kanë bllokuar llogarinë kryesore në rrjetet sociale të grupit që mbikëqyrë punën e policisë, OVD-Info, pasi ky grup ka mbuluar edhe luftën e Moskës kundër Ukrainës.

 

OVD-Info tha se llogaria në VK, që është rrjeti më i madh social në Rusi, i është bllokuar me urdhër të prokurorëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OVD-Info, që është një organizatë joqeveritare dhe mbledh të dhënat për arrestimet dhe ndalimet në mbarë vendin, tha se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka deklaruar se raportimet e grupit lidhur me numrin e viktimave të civilëve ukrainas dhe trupave ruse, janë “të rreme”.

 

Ueb-faqja kryesore e organizatës u bllokua në dhjetor, pasi një gjykatë ruse akuzoi grupin OVD-Info për promovim të terrorizmit dhe ekstremizmit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas gjykata e apelit hodhi poshtë vendimin, por ueb-faqja e grupit mbeti e bllokuar dhe OVD-Info u detyrua të krijonte një ueb-faqe të re.

 

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, autoritetet ruse kanë shtypur mediat e pavarura dhe grupet e shoqërisë civile që kanë mbuluar luftën në Ukrainë./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";