Autoritetet e Rusisë thanë se kanë ndaluar dy punonjës të centralit bërthamor ukrainas të Zaporizhjas, ku luftimet, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, mund të çojnë në një incident bërthamor.

 

Punonjësit e ndaluar “kanë kaluar informacione për vendndodhjen e trupave ruse dhe pajisjeve në territorin e centralit”, tha Garda Kombëtare ruse më 24 gusht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë deklaratë nuk u ofruan dëshmi për këto pretendime e as detaje të tjera.

 

Zyrtarët ukrainas ende nuk kanë komentuar për këtë ngjarje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Centrali i Zaporizhjas është nën kontrollin rus prej 4 marsit, pak kohë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt. Inxhinierët ukrainas janë lejuar që të vazhdojnë të operojnë me centralin, nën mbikëqyrjen ruse.

 

Garda Kombëtare e Rusisë është një forcë e brendshme policore dhe ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Pjesëtarë të kësaj force janë të dislokuar në pjesë të pushtuara të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, një person tjetër është arrestuar në centralin e Zaporizhjas nën dyshimin se u ka dhënë informacione forcave të armatosura ukrainase për lëvizjen e pajisjeve ushtarake ruse në këtë rajon, u tha në deklaratë.

 

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë. Javëve të fundit ka pasur luftime midis forcave ruse dhe ukrainase, gjë që ka rritur shqetësimet për ndonjë fatkeqësi bërthamore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime të centralit./rel