Rusia do te hakmerret nëse Bashkimi Evropian përdor përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Natyrisht, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm ligjorë, ato që i kemi në dispozicion tani, dhe të gjitha ato që do t’i kemi në dispozicion në të ardhmen. Bazuar në parimin e reciprocitetit, ne do të hakmerremi për këtë, por do të zgjedhim metoda të ndryshme në përputhje me interesat tona”, tha Peskov.

Këto deklarata Peskov i ka bërë para takimit të liderve të BE-së, ku pritet të diskutohet kjo çështje.

Udhëheqësit e unionit synojnë ti përdorin këto asete në mënyrë që të ndihmojnë Ukrainën e cila po përballet me agresionin rus që në vitin 2022./vizionplus.tv.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";