Në një deklaratë të enjten, autoritetet ruse u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestat kundër luftës, shkruan CNN

“Në lidhje me përhapjen e thirrjeve për pjesëmarrje në trazira dhe mitingje në lidhje me situatën e tensionuar të politikës së jashtme,  ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në protesta.”

Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se çdo kush që bëhet pjesë e organizimeve të tilla do të ndiqet penalisht.

Aktivistja e njohur ruse për të drejtat e njeriut, Marina Litvinovich, është arrestuar nga policia, pas thirrjeve për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska. Litvinovich shkroi në Telegram se ishte arrestuar teksa po dilte nga apartamenti i saj në Moskë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një deklaratë, Litvinovich u bëri thirrje qytetarëve rusë në të gjithë vendin që të mos kenë frikë dhe të protestojnë kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.