Nga Ian Kelly “The Atlantic

Ky muaj shënon përvjetorin e parë të armëpushimit në luftën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, i dyti midis dy vendeve mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, në Kaukazin e Jugut. Lufta e parë përfundoi në vitin 1994, po ashtu me një armëpushim.

Atëherë të dyja palët ranë dakord që Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia të bashkë-drejtonin negociatat për një zgjidhje të qëndrueshme.

Në vitin 2012, më kërkuan që të isha përfaqësues i SHBA-së në atë proces. Edhe pse mandati zyrtar parashtronte parimet bazë për çdo zgjidhje – ndër të tjera edhe faktin se çdo forcë paqeruajtëse do të ishte shumëpalëshe –unë zbulova se kishte edhe disa nënkuptime të pashkruara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe njëri prej tyre ishte se Moska dhe Uashingtoni kishin rënë dakord që forcat paqeruajtëse të mos përfshinin dy superfuqitë. Për këtë gjë ranë dakord edhe palët ndërluftuese. Unë e zbulova këtë pak përpara një prej takimeve të mia të para negociuese, kur një zyrtar i lartë azerbajxhanas më mori mënjanë dhe më tha se lejimi i trupave ruse në Nagorno-Karabak do të ishte një “vijë e kuqe” edhe për ta, pasi siç më tha “kur vijnë paqeruajtësit rusë, ata nuk largohen më kurrë”.

E megjithatë, armëpushimi i vitit të kaluar u ndërmjetësua vetëm nga Rusia, dhe forcat paqeruajtëse që përfshin në fakt vetëm trupat ruse. Por si ndodhi ky mënjanim i plotë i Uashingtonit dhe Parisit? Një arsye është dëshira e vazhdueshme e Kremlinit për të rikonfirmuar hegjemoninë ruse mbi ato që i sheh si territoret e saj historike, dhe për të minimizuar përfshirjen e Perëndimit në rajon.

Por ka edhe një arsye tjetër:ngurrimi i Shtëpisë së Bardhë dhe Pallatit Elize për t’u angazhuar në procesin e ndërmjetësimit. Përpara shpërthimit të konfliktit të fundit, diplomatët nga SHBA-ja dhe Franca ishin përpjekur për vite të tëra që të përfshinin liderët e tyre dhe të bindnin presidentët e të dyja palëve në konflikt që të bënin paqe.

Por administratat e njëpasnjëshme amerikane dhe franceze kanë refuzuar ta bëjnë këtë. Si presidenti Barack Obama, po ashtu edhe presidenti Donald Trump nuk ishin të gatshëm të angazhoheshin për llojin e diplomacisë që nevojitej për të arritur një marrëveshje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me sa duket ata besonin se presidenti amerikan, duhet të merrte pjesë vetëm në ceremoninë përfundimtare të nënshkrimit të marrëveshjes. Megjithatë, i treti nga tre bashkëkryesuesit fillestarë ishte i gatshëm që të përfshihej në negociata. Gjatë dekadës së fundit, Putin ka pritur pothuajse çdo vit në Moskë presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Kësisoj,kur shpërtheu lufta në vitin 2020, vetëm Putin ishte i gatshëm që të përdorte peshën e tij diplomatike pas ndalimit të luftimeve. Edhe Turqia iofroi Azerbajxhanit armë të teknologjisë së lartë që ndryshuan raportin e forcave në terren, dhe tani zyrtarët e saj gjenden në një pikë mbikëqyrje në rajon.

Parisi dhe Uashingtoni, që në thelb i kanë deleguar Moskës zgjidhjen e konfliktit, mund të shprehin në fund vetëm lehtësim. Rusia është tani në vendin e “shoferit” si kurrë më parë. Ajo tashmë ka dislokuar trupat e saj ushtarake në terren në të tria vendet e Kaukazit – dy njësi ushtarake me pëlqimin e vendeve pritëse si (Armenia dhe Azerbajxhani) dhe një pa pëlqimin e vendit pritës (Gjeorgjisë).

Po ashtu,Moska po ushtron presion për krijimin e një mekanizmi të ri shumëpalësh për rajonin, të quajtur “3+3”, që do të përfshinte shtetet e Kaukazit plus 3 fuqi jo-liberale (dhe ish-perandorake), Rusinë, Turqinë dhe Iranin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Azerbajxhani është i gatshëm të marrë pjesë në këtë mekanizëm të ri, i projektuar kryesisht për të krijuar rrugë të reja tregtare veri-jug përmes rajonit. Gjeorgjia, me 20 për qind të territorit të saj nën pushtimin rus, dhe Armenia me mosmarrëveshjet e saj kufitare me Azerbajxhanin, nuk kanë thënë deri më tani se do të jenë pjesë e këtij mekanizmi.

Edhe pse që të dyja kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shqyrtuar nismat e reja ekonomike për rajonin. Tregtia është bllokuar prej kohësh në rajon nga embargot për shkak

të konflikteve në Nagorno-Karabakh dhe Gjeorgji. E pse duhet të shqetësohet për këtë Perëndimi?

Së pari, janë realitetet e fuqisë së ashpër:Azerbajxhani dhe Gjeorgjia kanë qenë përkrahëse

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

të forta të ndërtimit të një korridor jugor për eksportin e energjisë së pellgut të Kaspikut, duke shmangur linjat e tjera kryesore për naftën dhe gazin e Azisë Qendrore, përmes Rusisë dhe Iranit.

Dhënia e më shumë mundësive këtyre vendeve për të pasur më shumë qasje në tregtinë dhe investimet perëndimore, do ta dobësonte fuqinë ekonomike të Moskës dhe Teheranit, dhe rrjedhimisht aftësinë e tyre për të financuar ligësinë jashtë vendit.

Ndërkohë garancitë e sigurisë nevojiten për të penguar aktivitetin e ushtrisë ruse. Në vitin 2011, presidenti i atëhershëm Dmitry Medvedev e pranoi se Rusia e pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, për të parandaluar këtë vend dhe shtetet e tjera ish-sovjetike që të anëtarësoheshin në NATO.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Megjithëse të tria vendet e Kaukazit, që të gjitha ish-anëtare të Bashkimit Sovjetik, janë shtete me të drejta të plota, ato nuk janë plotësisht jashtë orbitës së Moskës, ndaj janë ende subjekt i kërcënimeve dhe embargove të vendosura enkas nga Rusia për ta kufizuar sovranitetin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e mbështesin dëshirën e këtyre 3 vendeve për pavarësi.

Dy prej tyre, Armenia dhe Gjeorgjia, kanë një orientim perëndimor, pasi kanë lidhur marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në (edhe Gjeorgjia dëshiron të anëtarësohet në BE dhe NATO).

Përpjekjet e Moskës mund ta zhvendosin Kaukazin nga një aks lindje-perëndim, në atë veri-jug. Dhe sapo të krijohen rrugët e reja tregtare, Rusia do të ketë në dispozicion ato lloj levash mbi Kaukazin,të cilat ka treguar vazhdimisht se është e gatshme që t’i përdorë në Ukrainë, Bjellorusi, Moldavi dhe gjetkë.

Kremlini e ka shfrytëzuar herë pas here pozitën e tij dominuese në linjat e gazsjellësve dhe rrugët tokësore për të ndëshkuar të gjitha vendet që guxojnë të riorientohen drejt Perëndimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, përveç perspektivave të zbehta të anëtarësimit në NATO dhe BE, Perëndimi nuk ka ofruar shumë alternativa ndaj vendeve të platformës 3+3.

Një grupim nën-rajonal që lidh vendet në Baltik, Adriatik dhe Detin e Zi, e quajtur Nisma e Tre Deteve, përfshin vetëm anëtarët e BE-së. Ukraina dhe Gjeorgjia, qëtë dyja aspirante për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO, janë lënë jashtë këtyre komuniteteve të mbyllura gjeopolitike, dhe prandaj janë shenjestra të lehta për Rusinë.

NATO e cila ka 3 anëtarë në brigjet e Detit të Zi, ka filluar që t’i kushtojë më shumë vëmendje sigurisë së Detit të Zi. Por aleanca duhet të bëjë akoma më shumë. Edhe pse e ka përmirësuar ndjeshëm sigurinë e Baltikut duke i kushtuar asete mbrojtëse rajonit, rreth Detit të Zi ekziston një hendek i rëndësishëm sigurie.

Rusia kërcënon rregullisht të drejtat detare dhe ajrore të NATO-s, pothuajse në çdo rast pa u ndëshkuar,dhe pretendon në mënyrë të paligjshme sikur ujërat ndërkombëtare janë ruse, apo ujërat ukrainase të njohura ndërkombëtarisht si të tilla. E megjithatë, këto janë grupime të kufizuara dhe me vizione shumë të ngushta, dhe ofrojnë pak për mbështetjen ekonomike, kulturore apo politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke dështuar të ofrojë alternativa realiste ndaj mekanizmave ekonomikë dhe të sigurisë ruse në qendër, Perëndimi ka lënë një rajon tjetër në mëshirën e një fuqie grabitqare, dhe ka ndihmuar në krijimin e një zone tjetër destabiliteti. Perëndimi duhet ta përshkallëzojë lojën e tij diplomatike përpara se rajoni të rrëshqasë më tej nën valët e hegjemonisë jo-liberale të Rusisë.(Alket Goce-abcnews.al)

Shënim:Ian Kelly, është profesor në Universitetin Northwestern. Më herët ka qenë ambasador i SHBA-së në Gjeorgji, ambasador i SHBA-së në OSBE, zëdhënës i Departamentit të Shtetit dhe drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse në Uashington.